Zgjedhjet vendore/ Meta: Jemi të hapur për bashkëpunim, objektiv fitorja e opozitës

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ditën e sotme foli për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Meta tha se në zgjedhjet vendore objektivi kryesor fitorja e opozitës ndërsa shtoi se ky do jetë investimi i partisë që ai drejton pavarësisht ambicieve për rezultate në çdo bashkie dhe në nivel kombëtar.

Ai theksoi se në këtë drejtim Partia e Lirisë është e hapur për të bashkëpunuar me PD dhe me faktorët opozitarë për të mbështetur kandidatët më të mirë.

“Ne kemi nisur përgatitjet për zgjedhjet, së shpejti do të mbledhim komitetin organizator të Paetisë së Lirisë. Kemi ambicie të forta, është një moment historik se Shqipëria do të ndahet me nje regjim një partiak, ku një parti që kishte 100% të partive, përveç Shkodrës që shpëtoi aksidentalisht. Do të rivendoset demokracinë vendore dhe llogaridhënie. 4 vite të keqqeverisjes, kanë qënë të mjaftueshme për t’i dhënë rilindjes ndëshkimin më të merituar Objektivi ynë është fitorja e opozitës. Dhe ky do jetë investimi më i madh më i madh i PL, pavarësisht se çdo forcë politike ka ambiciet e saj për rezultat të çdo bashkie dhe në nivel kombëtar. Në këtë drejtim jemi të hapur për të bashkëpunuar me PD dhe me faktorët opozitarë, në mënyrë që të mbështeten kandidatët më të mirë, për të fituar dhe për t’i qëndruar besnik llogaridhënies”-tha Meta.

You may also like