Zgjedhjet parlamentare/ LSDM-ja prezantoi programin zgjedhor dhe kandidatët për deputetë! – Shqip

by admin
Spread the love

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

LSDM-ja ka promovuar platformën e re zgjedhore “Programin për ardhmëri evropiane” dhe kandidatët për deputetë të LSDM-së dhe koalicionit.

Socialdemokratët kanë bërë publike bartësit dhe shoqëruesit e listave në gjashtë njësitë zgjedhore. Bëhet fjalë për Dimitar Kovaçevskin dhe Monika Zajkovën në Njësinë e Parë Zgjedhore, Oliver Spasovskin dhe Fatmir Bytyqin në njësinë e dytë, Sanja Lukarevskën dhe Lupço Nikolovski në njësinë e tretë zgjedhore, Venko Filipçen dhe Jovanka Trençevskën në të katërtin, Jovan Mitreski dhe Bisera Kostadinovska në njësinë e pestë dhe për Njësinë e 6-të Zgjedhore, Slavjanka Petrovska dhe Agron Demiri.

Në fjalimin e tij, kreu socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski ka potencuar se Programi mund të realizohet vetëm nga ata që më shpejtë do ta çojnë vendin drejt BE-së./tvklan.mk/

You may also like