Zgjedhjet e 6 Marsit, Lulzim Basha: Demokratët do t’i thonë boll më, trekëndëshit të Bermudës

by admin
Spread the love

Një takim të mahnitshëm, e ka cilësuar Lulzim Basha atë të djeshmin në Shkodër, për çeljen e fushatës së zgjedhjeve të pjesshme lokale që mbahen më 6 mars.

Në një konferencë për shtyp në selinë blu, lidhur me aferën e inceneratorëve, Basha u pyet nga gazetarët edhe për këto zgjedhje.

Sipas kreut të PD, demokratët do t’i thonë “boll më”, trekëndëshit të Bermudës, siç i referohet ai, Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Dje ishte takim i mahnitshëm në Shkodër. Do të shikoni qartë se demokratët kudo ku ndodhen pavarësisht prej masakrës së 215 prillit, pavarësisht trekëndëshit të Bermudës demokratët, por edhe qytetarët, madje edhe socialistët do të bëjnë gjithçka për t’ju kundërvënë një pakice. Boll më me trekëndëshit të Bermudës”, tha Basha.

You may also like