Zgjedhja e presidentit të ri, flet Sokol Balla: Unë kam menduar që presidenti më i mirë do të ishte Ilir Meta, do doja të ishte një ish-gjykatës kushtetues, një ish-gjykatës i lartë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari Sokol Balla, mbrëmjen e djeshme, ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku ka dhënë opinionin e tij lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shipërisë.

Ai tha se në një ish-gjykatës kushtetues, apo një ish-prokuror i përgjithshëm, do të ishte i denjë për të mbajtur këtë post, ndërsa shtoi se Presidenti aktual Ilir Meta, do të ishte një kandidaturë e mirë.

“Unë nuk dua të paragjykoj, nuk futem tek parashikuesit, unë bëj analizat e gjërave që kanë ndodhur, nga faktet, nga mënyra se si palët bëjnë sikur flasin për këtë gjë, mendoj që ky proces do të mbyllet në mënyrë qesharake, por shpresoj të paktën që në mënyrë rastësore në Presidencë të shkojë një person i hajrit, një zotëri apo një zonjë. Është institucion që ka rëndësinë më të madhe, kupola e shtetit se presidenti është pjesë e ekzekutivit, e vendimmarrjes, e dekreteve”, tha Balla.

Ai gjithashtu, përmendi se kë shikon figurë të denjë për postin e kreut të ri të shtetit.

“Do doja të ishte një ish-gjykatës kushtetues, një ish-gjykatës i lartë, një ish-prokuror i përgjithshëm, një prokuror, ndërkohë t’i kthehesh në Shqipëri këtu i ke të gjithë në Vetting, të hetuar, nën hetim për prona, ndjekje penale dhe këtu t’i zhgënjesh dhe thua okay do kthehem tek politika, por çfarë do të shohësh tek politika, cila është zgjedhja.

Unë kam menduar që presidenti më i mirë do të ishte Ilir Meta, pasi ishte një person që po bënte ‘full circle’, se ka qenë kryeminstër, kryetar Kuvendi. Kur dëgjon që do kandidojë për kryetar bashkie, thua si ka mundësi që ke qenë president dhe bëhesh kryetar bashkie, këtu ka diçka që nuk shkon, në sensin e logjikës normale, ti u bëre president, çfarë do bësh tjetër. Një president ka të drejtë të zgjidhet dy herë, nuk kemi asnjë president që është zgjidhur dy herë, sepse asnjë president nuk ka punuar të jetë president.

Vetëm Nishani ishte potencialisht, nëse maxhoranca atëherë do ishte treguar më largpamëse se ai e respektoi, nuk u konfliktua. Por të gjithë të tjerët edhe nëse s’kanë pasur agjendë e kanë gjetur veten të përfshirë në parti politike. Edhe procesi i zgjedhjes duket që do të jetë qesharak se opozita nuk po propozon kandidatë edhe pse maxhoranca thotë propozoni, unë besoj që kreu i maxhorancës së majtë do të zgjedhë kë t’i dojë kokrra e qejfit të tij, do ia imponojë së pari të djathtëve, së dyti parlamentit dhe së treti të gjithëve ne”, shprehet gazetari.

You may also like