Zgjedhja e presidentit, Genc Pollo ka një këshillë për Bashën: Kurseja Partisë Demokratike këtë siklet

by admin
Spread the love

Sapo lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, tha dje nga Shkodra se opozita nuk do të votojë asnjë kandidat për President të Edi Ramës, menjëherë e nxorrën kokën mbështetësit e Lulzim Bashës.

Këta të fundit, duke mos folur për emra, nisën të deklaronin se kjo çështje ende nuk ishte diskutuar në grupin parlamentar, ku ata janë pakicë e vogël.

Me një shënim të shkurtër në Facebook, ish-deputeti Genc Pollo, i bën thirrje Lulzim Bashës, që t’i kursejë Partisë Demokratike këtë siklet të panevojshëm.

Me dashamirësi do të këshilloja Lulzim Bashën që të deklaronte se nuk pranon të bëhet President me votat e Ramës. Pra që nuk është fare kandidat. Kështu do t’i kursente Partisë Demokratike një tjetër siklet të panevojshëm”, shkruan Genc Pollo në Facebook./Syri tv

You may also like