Zgjatja e afateve të vetingut, Mentor Kikia: Asnjë negociatë Rama-Basha

by admin
Spread the love

Gazetari Mentor Kikia komentoi mbi zgjatjen e afateve të vetingut për të cilën tha se mes Ramës dhe Bashës nuk ka pasur ndonjë negociatë dhe se sipas tij bashkimi i votave erdhi si pasojë e kërkesës nga ndërkombëtarët.

Ai tha se Rama e dinte se Basha do të votonte pro dhe për këtë arsye nuk kishte se çfarë të negocionte edhe pse sipas Kikisë, ky i fundit e shiti votën pro sikur pas asaj fshiheshin disa përfitime të tjera.

Komenti i Kikias:

“I kam ndjekur me vëmendje këto dhe mendoj se Basha është duke u kryqëzuar politikisht nga Berisha dhe mbështetësit e tij dhe për hir të së vërtetës është një nga momentet e pafajësisë së tij. Vetingu ka handikapet e veta dhe ka pasur fakte që ka treguar se juristë të ndryshëm, me të njëjtat standarde të shkeljes dikush është larguar dhe dikush jo kjo është e mira e mundshme që mund të kemi në dorë. Vetingu do të vazhdoj, afati do të zgajtej nuk ka kthim pas drejtësia, Basha dhe Rama bashkuan votat pas një kërkesë nga ndërkombëtarët, nuk ka pasur asnjë negociatë.

Rama e dinte që Basha do votonte pro dhe nuk kishte çfarë të negocionte dhe për këtë arsye ai koncesion politik që PD e shet si fitore sepse mendoj se vota pro e PD nuk është tradhti. Basha po përpiqet të lërë të kuptojë se ajo pro ka disa përfitime të tjera nga pas, por nuk ka pasur negociata, asgjë të re nuk ka. Basha mund të ishte shumë i qartë duke thënë se ky ishte qëndrimi i tyre”, tha Kikia.

You may also like