Zëvendësuesi i Dybala? Juventusi ka piketuar pesë lojtarë për verën

by admin
Spread the love

Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi dhe drejtuesit bardhezi janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e tij. Sipas mediave italiane, janë pesë emra që po shqyrtohen nga “Zonja e Vjetër” për të afruar në merkaton e verës në vend të sulmuesit argjentinas.

I parë në listën është ylli i Sassuolos, Giacomo Raspadori. Ky i fundit është kërkuar edhe më parë nga Juventusi. Drejtori sportiv i Sassuolos sakaq e ka bërë të qartë se diskutimet për shitjen e Raspadorit do të nisin me të paktën 30 milionë euro.

Diçka më shumë duhet të paguajë Juventusi për objektivin tjetër që vjen nga Roma. Bëhet fjalë për Nicolo Zaniolo. Për këtë të fundit, Roma kërkon të paktën 50 milionë euro për ta lënë të lirë në verë.

Emri tjetër vjen nga Real Madrid dhe është ai i Marco Asensions. Për këtë të fundit, nevojiten rreth 25 milionë euro. Reali po kërkon ta shesë sa më parë duke marrë parasysh se kontrata e tij skadon në vitin 2023.

Operacion “low cost” do të ishte më pas ylli i PSG, Angel Di Maria. Kontrata e tij skadon në fundin e këtij sezoni dhe sulmuesi do të transferohej në Torino me parametër zero.

Ëndrra e madhe ndërkohë qëndron Mohamed Salah. Megjithatë, për të arritur tek egjiptiani, Juventusi e ka pothuajse të pamundur. Përveç rrogës së lartë që sulmuesi po kërkon, vullneti i tij është që të qëndrojë te Liverpooli duke e komplikuar edhe më shumë këtë pistë për Juventusin. /oversport.tv

You may also like