8 vjet nga pranimi historik i Kosovës në UEFA

by admin
Spread the love

Si sot, 8  vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA, organin qeverisës të futbollit evropian, përkundër kundërshtimit dhe lobimit të ashpër nga Serbia.

Në Kongresin e UEFA-s më 3 maj 2016, Kosova u bë anëtarja e 55-të e shtëpisë evropiane të futbollit, me 28 vota pro, 24 kundër. Dy vota ishin shpallur të pavlefshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Pranimi në UEFA i hapi rrugë aplikimit për anëtarësim dhe përfundimisht edhe pranim po ashtu në FIFA, shtëpinë e futbollit botëror, i cili erdhi vetëm 10 ditë më vonë, më 13 maj 2016.

Ishte një arritje historike për futbollin kosovar, me legjendën Vokrri, që bëri një punë të madhe e të vazhdueshme për rreth dy dekada në këtë drejtim.

/GazetaBlic Sport/

You may also like