SOFT NEWS – Johnson nuk lejohet të votojë pa… kartë identiteti!

by admin
Spread the love



LONDËR, 3 maj /ATSH-DPA/ – Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson u largua nga qendra e votimit, pasi kishte harruar të merrte me vete kartën e identitetit.

Stafi i qendrës së votimit i tha Johnson-it se ”nuk mund të votoni pa provuar identitetin tuaj”.

Johnson u rikthye më vonë për të votuar.

Zgjedhjet e së enjtes përfaqësojnë herën e parë që shumë votues në Angli dhe Uells duhet të paraqesin kartën e identitetit për të votuar, sipas marrëveshjeve të prezantuara për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Format e pranueshme të identitetit përfshijnë pasaportën, patentën e drejtimit, distinktivët blu dhe disa karta udhëtimi koncesionare.

Ministri i Veteranëve, Johnny Mercer u ka kërkuar falje atyre që nuk kanë mundur të përdorin kartat e tyre të identitetit të veteranëve për të votuar në zgjedhjet lokale të së enjtes duke u zotuar se do të “bëjmë gjithçka mundemi për ta shtuar atë në listën e ID-ve të vlefshme./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakManja: Forcim i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar


You may also like