Zëvendëskryeministri Mariçiq për vizitë njëditëshe në Athinë, do të takohet edhe me Gerapetritis

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot qëndron për një vizitë njëditëshe në Athinë, Republikën e Greqisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare, të organizuar nga fondacioni grek për politikë të jashtme dhe evropiane ALIAMEP me temë “Perspektivat për inkuadrim të Ballkanit Perëndimor në BE në kontekst të luftës agresive ruse ndaj Ukrainës”.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, para fillimit zyrtar të konferencës, zëvendëskryeministri Mariçiq do të realizojë takim me ministrin grek të Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis, i cili do të mbajë fjalim në hapjen e ngjarjes.

Mariçiq do të marrë pjesë në panelin me titull “Moment i ri për zgjerim: Si mund të mos humbasë mundësia Ballkani Perëndimor?”, ndërsa bashkëbisedues të tij do të jenë Mirosllav Gaçeviq, ndihmësministër, Sektori për kriteret politike dhe ekonomike në procesin e anëtarësimit në BE, Republika e Serbisë Odeta Barbulushi, Këshilltare e Kryeministrit dhe Koordinatore Kombëtare për Zonën Ekonomike Rajonale, Republika e Shqipërisë, Jovana Maroviq, ish zëvendëskryeministre dhe ministre e Çështjeve Evropiane, Republika e Malit të Zi dhe Srgjan Majstoroviq, Qendra për Politika Evropiane ( QPE), Republika e Serbisë, ndërsa është moderuar nga Simonida Kacarska, drejtore e Institutit të Politikave Evropiane (EPI).

Ky aktivitet njëditor përmban një sërë panelesh kushtuar temave të ndryshme dhe do të mbledhë në një vend një numër të madh përfaqësuesish qeveritar dhe ekspertë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga BE-ja, përfshirë sigurisht edhe Republikën e Greqisë, të cilët do shkëmbejnë mendime mbi sfidat dhe perspektivat aktuale për zgjerimin e BE-së, nën hijen e agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës.

Ngjarja është pjesë e rriejtit të aktiviteteve që think-thenki udhëheqës grek në fushën e politikës së jashtme, ELIAMED, i zhvillon në suaza të tubimit të sivjetëm të Shoqërisë civile dhe forumit think-thenk (CSF), i cili do të mbahet në tetor në Tiranë, në suaza të Procesit të Berlinit.

MARKETING




You may also like