Zeqirija Ibrahimi: Do ta paguajnë shumë shtrenjtë ata që do të guxojnë të prekin votën dhe vullnetin e popullit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shefi i shtabit të për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi nga tubimi në Çair tha se sonte po dëshmohet se si mbushet salla, pa e detyruar askëndë që të vij, por me vullnet dhe dëshirë.

 “Në kohën që kam pa që po shan Artani, unë jam 100% i bindur se fiton. Në 2016 bërtiste UÇK, UÇK, unë fitova të mahalla e tij. Sa më shumë që të shan ai, atëherë rritet numri i votave. Bekimi është djalë i lindur në Serov, ndërsa Artani shkon në Serovë vetëm në kohë të fushatës, ngase ai nuk mund të hyn për shkak patikave të shtrenjta që i ka mos ti bëhen me lloç. Bekimi është djalë serove dhe nuk flet fjalë të këqija për fqinjët dhe familjarët e vet”, tha Ibrahimi.

Zeqirija Ibrahimi tha se shumë qytetarët i kanë pyetur se cili është oferta e Bekimit.

“Thua ti se Visari i fitoi zgjedhjet për shkak ofertës, e jo për shkak policisë, për shkak mafijas, shërbimeve sekrete e për shkak se i tërë shteti u mblodh në Çair. Po të kishte qenë për shkak ofertës, Visari asnjëherë nuk do të fitonte zgjedhje. Ama, unë jam i sigurt se Bekimi i fiton zgjedhjet jo për shkak Master Planit, as për shkak palestrës që e ka në plan ta bëj në Çair, as për shkak të vatrave të pleqve që i ka në plan t’i bëjë në Çair, as për shkak kuzhinës që e ka në plan ta bëjë në Çair, as për shkak angazhimit për të rinjtë, ato janë detyra të tij. Bekimi fiton vetëm për shkak emrit të vet, për shkak integritetit të vet, për shkak të dinjitetit të vet. Andaj ne u themi atyre dhe gjithëve tjetër, oferta jonë është emri Bekim Sali, emër që s’ka gënjyer asnjëherë në jetën e vet, emër që s’ka mashtruar asnjëherë në jetën e vet, dhe emër që çdo send që e ka fitu, e ka fitu me djersën e vet”, tha Zeqirija Ibhrahimi.

Ai tha se së kundërshtarët nuk skuqen kur gënjejnë.

“Visari prej 100 faqeve të kontratës i ka 200 rrena aty, ama s’kanë fytyrë hala dhe vijnë e lypin vota në Çair. Ata që vjedhin naftën e shkollave kur s’bohen domaqina, ata çdoherë mbesin vetëm vjedhës edhe hajna. Sa janë ata njerëz të drejt dhe të blertë sa folin ata nuk e dinë as që ta shkruajnë sloganin e tyre”, shtoi Zeqirija Ibrahimi.

Ibrahimi tha se në 2017 u vodh gëzimi i qytetarëve.

“Ama ua them sonte: mos t’i shkoje në mend dikujt të preke në votë të popullit, mos të gaboje të preket dikush në votë të popullit, se vallahu, vallahu po ju them e paguan shumë shtrenjtë ai i cili e shkel vullnetin e këtij populli, nuk guxon më askush me e përsërit vitin 2017 në Çair”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi.

Zeqirija Ibrahimi tha se ata, BDI, 10 vite i kanë bërë shërbim Gruevskit, Mijallkoivit dhe Jankullovskës.

“Kush ishte në pushtet kur i tërhiqnin zvarrë gratë shqiptare, ishte BDI-ja, cili ishte në pushtet në kohën që e vranë Harun Aliun, ishte BDI-ja,  cili ishte në pushtet kur i dhanë në pushtet 10 milionë euro për Boshkovskin dhe Tarçkullovskin, ishte BDI-ja”, u shpreh më tej Zeqirija Ibrahimi.

Ibrahimi tha se këto zgjedhje janë për ta ndërtuar një ardhmëri, për ta shpëtuar rininë dhe për të sjellë shpresën tek shqiptarët.  /SHENJA/

You may also like