Zemërgjerësi nga Haga për një serb pa zemër – Shqip

by admin
Spread the love

Për shkak të shëndetit të tij të dobët, Gjykata e Hagës liroi përkohësisht ish-shefin e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore (SDB), Frenk Simatoviç, i cili u dënua me 15 vjet burg për krime lufte në Bosnje- dhe Kroaci gjatë viteve ’90.

Më 31 korrik të këtij viti, paneli i apelit i Mekanizmit të mbetur për Gjykatat Penale Ndërkombëtare (MICT) në Hagë i shpalli fajtorë ish-drejtuesit e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të Serbisë, Jovica Stanishiç dhe Frenk Simatoviç për pjesëmarrje në krimet e kryera në Bosnjë dhe Kroaci gjatë luftës nga viti 1992 deri në 1995.

Kështu, u ndryshua vendimi i shkallës së parë me të cilin ata u dënuan me 12 vjet burg për ndihmë dhe nxitje në krimet e Beretave të Kuqe.

Gjykatësja Graciela Gatti Santana, presidente e MICT, e cila zbaton vendimet e ish-Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë (ICTY), vendosi të lirojë Simatoviçin në lirim të parakohshëm për arsye humanitare dhe shëndetësore.

Vendimi është marrë më 29 gusht dhe parashikonte që ai të mbetet rreptësisht konfidencial derisa Simatoviç të vendoset në një institucion shëndetësor ose në adresën ku do të qëndrojë në Serbi.

Sipas një njoftimi në portalin e gazetës Politika, Simatoviç të enjten është transferuar nga Haga në Beograd, gjë që është konfirmuar nga zyra e avokatisë që e ka përfaqësuar gjatë gjykimit.

Ai deri më tani ka vuajtur tetë vjet e gjysmë dhe megjithëse nuk i plotëson kushtet për lirim të parakohshëm për shkak se nuk ka vuajtur dy të tretat e dënimit, juria e MICT lejon përjashtime, sipas portalit.

“Ka arsye bindëse humanitare që kërkojnë lirimin e parakohshëm të Simatoviçit, në kushte të përshtatshme”, thuhet në shpjegimin e vendimit, njofton Radio Evropa e Lirë, e cila kishte qasje në atë dokument.

Serbia me atë vendim detyrohet që me garanci të marrë të gjitha masat e nevojshme për të lehtësuar transferimin urgjent të Simatoviçit në mënyrë që ai të trajtohet në vend.

Gjyqi kundër Stanishiçit dhe Simatoviçit filloi 20 vjet më parë kur Prokuroria e Hagës akuzoi dy anëtarë të regjimit të presidentit të atëhershëm serb Slobodan Millosheviç për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë në fillim të viteve ’90 në Kroaci dhe Bosnjë. Ai u arrestuan në mars 2003 në Serbi dhe së shpejti u transferuan në paraburgim në Hagë. /tesheshi.com/

You may also like