Zelensky viziton trupat në Donetsk, pi kafe me ushtrinë në një pikë karburanti: Shëndet dhe fat në beteja!

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi të hënën trupat në Donetsk, rajonin lindor të vendit.

Në një video të publikuar nga zyra e shtypit të presidentit, Zelensky shihet duke folur me oficerë ushtarakë dhe ushtarë nga njësitë e grupit operacional Khortytsia, duke përfshirë “trupat që u dalluan në beteja të ashpra në ruajtjen e Bakhmutit”.

Të gjithë në vend e kuptojnë që ju jeni me ne, të gjithë e dinë që jeni duke bërë punën më të vështirë tani. Të gjithë e dinë që drejtimi lindor është shumë i vështirë sot, është shumë nxehtë dhe e vështirë këtu. Kështu që, jam i sigurt se do të jeni ju që do të jepni kontributin më të madh në fitoren tonë të ardhshme”- tha Zelensky, duke shtrënguar gjithashtu duart me ushtarët teksa shpërndante çmimet.

Udhëheqësi ukrainas u pa gjithashtu duke përshëndetur personelin ushtarak dhe punonjësit e stacionit të benzinës në Donetsk. Ai i falenderoi ata për punën që po bëjnë për të mbështetur Ukrainën.

“Zelensky u ndal në një pikë karburanti në rajonin e Donetsk dhe piu kafe me ushtrinë që ishte atje. Presidenti u uroi ushtarëve shëndet dhe fat të mirë në beteja”- thuhej në raportimin e zyrës së tij të shtypit.