Zelensky takim me udhëheqës të komunitetit tatar: Çlirimi i Krimesë do të ndodhë me siguri!

by admin
Spread the love

Çlirimi i Krimesë “do të ndodhë me siguri”, kështu është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një takimi me udhëheqës të komunitetit tatar dhe zyrtarëve të lartë.

Duke folur në një tubim në Kiev për të shënuar përvjetorin e dëbimit masiv të epokës sovjetike të tatarëve të Krimesë nga gadishulli në vitin 1944, Volodymyr Zelensky tha se më shumë vende tani e kuptojnë se ishte e pamundur “kthimi i paqes në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe forcën e plotë të ligjit ndërkombëtar” pa e kthyer më parë Krimenë.

“Ne vazhdojmë punën tonë për të çliruar Krimenë. Do të ndodhë me siguri – kthimi i saj i plotë në sistemin shtetëror të Ukrainës“- tha Zelensky përballë të pranishmëve, duke shtuar se: “Ne po përgatitemi të riintegrojmë Krimenë. Unë nënshkroa dekretin për këshillin këshillues për riintegrimin dhe de-okupimin e Krimesë sonë dhe qytetit (port të Krimesë) të Sevastopolit.”

Zelensky tha gjithashtu se Ukraina po punonte shumë për të liruar tatarët e Krimesë që po mbaheshin në Rusi. Rreth 200,000 tatarë të Krimesë u dëbuan në Siberi dhe Azinë Qendrore nën urdhrat e udhëheqësit sovjetik Josef Stalin në 1944. Zyrtarët ukrainas kanë thënë vazhdimisht se marrja e gadishullit nga Rusia është një nga objektivat kryesore të saj.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like