Zelensky “shuan” shpresat, përjashton bisedimet e paqes me Rusinë

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky eliminoi sërish mundësinë e nisjes së bisedimeve të paqes me Rusinë.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë një gjë të tillë”, deklaroi lideri ukrainas në një konferencë shtypi në Kiev pas takimit me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen.

Zelensky mohoi raportet se vendet perëndimore po i bëjnë presion atij për të filluar negociatat me Rusinë.

“Askush nuk po më shtyn sot. E gjithë kjo ishte në fillim të luftës dhe para luftës”, tha presidenti.

Duke komentuar një intervistë me Komandantin e Përgjithshëm të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi, ai deklaroi se Kievi ka parë kushte shumë më të vështira, veçanërisht në fillim të konfliktit shkurtin e vitit 2022.

Zelensky pranoi se konflikti në Lindjen e Mesme ka tërhequr vëmendjen nga Ukraina, por sërish shpreson që konflikti në Lindjen e Mesme të përfundojë së shpejti.


Top Channel

You may also like