Zelensky “sherr” me Viktor Orban: Frikë për ngërç diplomatik

by admin
Spread the love

Ka qenë një moment i vogël, por që syrit të medias nuk i shpëtoi: Volodymyr Zelensky ka pasur një bisedë të shkurtër, por me gjasë shumë të ashpër me njeriun që kërcënon të bllokojë aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në BE.

Presidenti ukrainas u përball me kryeministrin hungarez Viktor Orban në inaugurimin e kreut të ri të shtetit argjentinas. Orban ka kundërshtuar hapur avancimin e kërkesës së Kievit për t’iu bashkuar bllokut europian. Tensionet mes Zelenskyt dhe Orbanit kanë ngjallur frikën  e një ngërçi diplomatik.

Vetëm lexuesit profesionistë të buzëve mund të kuptojnë se çfarë u tha midis Zelenskyt dhe njeriut që shihet gjerësisht “djali i keq” i BE-së, thotë BBC. Por fërkimet mes tyre vijnë përpara asaj që mund të jetë një javë vendimtare për përpjekjet e Ukrainës që të sigurojë ndihmë të mëtejshme nga Perëndimi, i cili po jep shenja lodhjeje.

Të martën, presidenti ukrainas udhëton drejt Washington DC-së, teksa kërkon të shpëtojë një paketë ndihme të mbrojtjes nga SHBA në vlerën e 60 miliardë dollarëve. Shegi i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden i ka bërë thirrje Kongresit t`i japë dritën jeshile ndihmës jetike për Ukrainën e përballur me agresionin rus, megjithatë po has në rezistencën e republikanëve që argumentojnë se përpara se të mendojnë për të dërguar ndihma jashtë kufijve, duhet të fokusohen tek siguria e brendshme në kufirin me Meksikën, e të angazhojnë më shumë para për këtë qëllim.


Top Channel

You may also like