Zelensky sfidon Musk: Hajde në Ukrainë, dhe pastaj na ‘mëso’ si i jepet fund luftës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

 “Ejani në Ukrainë dhe shihni çfarë ka bërë Rusia. Dhe pastaj më tregoni se si t’i jap fund kësaj lufte, kush e filloi atë dhe kur mund të përfundojë”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka sfiduar hapur Elon Musk pas sondazheve të tij të fundit në Twitter dhe deklaratave mbi atë se si mund t’i jepet fund luftës në Ukrainë.

Zelensky i përsëriti kritikat e tij për miliarderin amerikan gjatë një video konference për New York Times.

“Unë mendoj se ose dikush ka ndikim mbi të ose ai po nxjerr përfundime vetë,” tha presidenti ukrainas.

Musk krijoi polemika në tetor pasi ndau sugjerimet për negociatat e luftës në Ukrainë në një sondazh në Twitter.

Musk kishte propozuar që Krimea të mbetej pjesë e Rusisë dhe që referendumet e mbikëqyrura nga OKB të mbaheshin në katër rajone të Ukrainës jugore.

Ai tha gjithashtu se Ukraina duhet “të qëndrojë neutrale”, dhe në postimet e mëvonshme në Twitter tha se ” një fitore për Ukrainën nuk ka gjasa të ndodhë”.


Top Channel

You may also like