Zelensky: Nëse Rusia fiton, SHBA duhet të zgjedhë mes luftës me Moskën ose rënies së NATO-s

by admin
Spread the love

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 478-të. Humbjet nga të dyja palët janë me mijëra dhe shkatërrimi mbizotëron kudo në territorin ukrainas, por jo vetëm.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka folur për mediat vendase, ku ndër të tjera është shprehur se, nëse ata humbasin luftën kundër Rusisë, atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhet të zgjedhin mes hyrjes në luftë me Moskën ose rënies së NATO-s.

Kievi zyrtar ndërkohë ka denoncuar rrëmbimin e 150 fëmijëve të tjerë ukrainas nga rusët në rajonin e pushtuar të Luganskut. Ndërkohë, forcat ukrainase vijojnë kundërofensivën e tyre në territorin rus, duke vënë kështu nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të territorit vendas.

“Gjatë javës së fundit, më shumë se 100 kilometra katrorë të territorit ukrainas u kthyen në kontroll”, njofton Ministria e Mbrojtjes ukrainase.

Kujtojmë se, Rusia do të mbajë zgjedhjet lokale më 10 shtator në katër rajonet ukrainase që aneksoi vitin e kaluar, ndërsa takimi i ministrave të mbrojtjes së NATO-s pritet të mbahet së shpejti në Bruksel.

You may also like