Zelensky kërkon dhënien fund të pengesave për eksportet ushqimore ukrainase

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për heqjen e pengesave të vazhdueshme ndaj eksporteve të ushqimit nga vendi i tij përmes detit.

“Më shumë se 100 anije që transportojnë ushqime janë rreshtuar pranë Bosforit”, tha sot Zelensky, në një video-mesazh për një konferencë ndërkombëtare të ministrave të Bujqësisë në Berlin.

“Pse? Sepse ato duhet të inspektohen dhe përfaqësuesit rusë po e bllokojnë këtë inspektim. Anijet ndalohen për javë të tëra. Për Azinë kjo do të thotë gjithashtu një rrezik në rritje i paqëndrueshmërisë sociale, dhe për vendet në Afrikë si Etiopia apo Sudani, tavolinat e ngrënies bosh për mijëra familje”, tha ai duke parashikuar si pasojë çmime më të larta ushqimore për Evropën.

”Megjithëse Rusia vazhdoi të gjuante raketa në infrastrukturën e Ukrainës, duke përfshirë portet dhe transportin, dhe të zhvillonte beteja brutale në rajonet thelbësore për bujqësinë, fermerët ukrainas vazhdojnë të mbjellin”, tha ai.

Ndërkohë, Rusia të shtunën mohoi bllokimin e anijeve ukrainase me grurë dhe fajësoi Kievin për krijimin e një “bllokimi artificial të trafikut”.

“Aktualisht, 64 anije janë të ankoruara në portet dhe zonat e inspektimit të Ukrainës. Rendi i inspektimit të tyre përcaktohet nga pala ukrainase, përfaqësuesit rusë nuk kanë fare ndikim në këtë”, tha Ministria e Jashtme në Moskë në një deklaratë.

Marina ruse bllokoi portet e Detit të Zi të Ukrainës menjëherë pas fillimit të luftës shkurtin e kaluar.

Me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB, një fund i bllokadës u ra dakord verën e kaluar për të zbutur krizën globale të ushqimit.

Megjithatë, luftanijet ruse kanë të drejtë të inspektojnë ngarkesën e anijeve.


Top Channel

You may also like