Zelensky, i sigurt për parashikimin e tij: Putinin do ta vrasin të vetët

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë një parashikim shumë të fortë, ku ka thënë se lideri i Kremlinit do të vritet shumë shpejt nga persona të rrethit të tij të ngushtë.

Sanksionet e shtuara, rënia ekonomike dhe pasojat e tjera të luftës, sipas Zelensky kanë bërë që kundërshtarët politikë të Putin të shtohen dhe të kërkojnë alternativa për rrëzimin e tij nga pushteti, mes të cilave dhe një atentat të mundshëm.

“Natyrisht që do të vijë momenti kur regjimit të Putinit do të vijë fundi. Me siguri do të ketë një moment kur brishtësia e regjimit të Putinit do të ndihet. Pastaj mishngrënësi do të hajë mishngrënësin”, tha mes të tjerash Zelensky.

Në intervistën për të përditshmen gjermane “Der Spiegel”, presidenti ukrainas e krahasoi Putinin me diktatorin gjerman Adolf Hitler dhe shtoi se krimet e tij nuk do të falen.

Në ditët e fundit, janë shtuar zërat për një përplasje të kreut të mercenarëve të Wagner me drejtuesit e ushtrisë ruse.

Yevgeny Prigozhin akuzon gjeneralët rusë se nuk po furnizojnë me armë trupat e tij duke i bërë përgjegjës në këtë mënyrë për qindra humbje jete.

You may also like