Zelensky bisedë me Macron: Marrëveshje kyçe për trajnimin e pilotëve ukrainas në Francë

by admin
Spread the love

Presidenti Volodymyr Zelensy ka njoftuar për arritjen e një “marrëveshje shumë të rëndësishme për trajnimin e pilotëve tanë në Francë” gjatë bisedës telefonike të zhvilluar me Presidentin Emmanuel Macron këtë të dielë. 

“Koalicioni ynë i luftëtarëve modernë po bëhet më i fortë,” tha ai.

Zelensky nuk bëri me dije se çfarë trajnimi do të ndërmerrej. Franca nuk ka avionë luftarakë F-16, të cilët i janë premtuar Ukrainës kohët e fundit nga Danimarka dhe Holanda. Megjithatë, ajo ka avionë luftarakë “Rafale” të prodhimit francez dhe avionë të gjeneratës së mëparshme “Mirage 2000”.

Presidenti ukrainas shtoi se ai dhe zoti Macron kishin diskutuar gjithashtu se çfarë mund të bënte Franca për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetit dhe rajonit ukrainas të Odesës, kritike për eksportet e grurit, por nuk dha detaje.

Muajin e kaluar, Ministria e Jashtme franceze tha se do të përforconte mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën, veçanërisht në forcimin e aftësive të mbrojtjes ajrore.


Top Channel

You may also like