Zelensky bën paralajmërimin e fortë: Nëse Ukraina pushtohet, rradhën e kanë këto shtete

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me anë të një video mesazhi ka bërë disa paralajmërime të forta për sa i përket rrjedhës që pritet të marrë lufta. Duke folur në anglisht,  Zelensky thotë se lufta do të kthehet në një gjakderdhje pa fund duke shpërndarë vetëm mjerim dhe shkatërrim, nëse vendi që ai drejton nuk ndihmohet me armë.

Ai tha se Ukraina e ka mbrojtur veten deri më tani, shumë më tepër nga sa “pushtuesi mund ta kishte planifikuar.”

Megjithatë, shton ai, Rusia ka ende kapacitetet që të sulmojë, jo vetëm Ukrainën.

“Polonia, Moldavia, Rumania dhe shtetet baltike mund të kthehen në shënjestra të radhës nëse Ukraina humb lirinë.”

“Duhen më shumë armë për të shpëtuar miliona ukrainas, si dhe miliona evropianë. Ne kemi nevojë për artileri të rëndë, mjete të blinduara, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë. Liria duhet armatosur më mirë se tirania. Vendet perëndimore kanë gjithçka për ta realizuar. Nga ata varet fitorja përfundimtare mbi tiraninë dhe numri i njerëzve të shpëtuar.”

Rruga Press

You may also like