Zelenskiy: Rusia ka ndjekur prej dekadash një politikë “të gabuar” ndaj Ukrainës

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Vladimir Zelenski tha se Rusia ka frikë ta pranojë që politika e saj ndaj Ukrainës ishte e gabuar prej dekadash.

Zelenski e tha këtë në një videomesazh që postoi në llogarinë e tij në “Telegram”, ku bëri deklarata në lidhje me luftën e nisur nga Rusia kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Presidenti ukrainas tha se Rusia po përpiqet të fajësojë Ukrainën për agresionin e saj dhe solli në kujtesë aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia.

Pasi theksoi se Rusia ka prishur jetën normale në rajonin e Donbasit të Ukrainës, Zelenski e vijoi kështu videomesazhin e tij:

“Ka 8 vjet që ata vrasin njerëz, fëmijë në territorin tonë dhe na akuzojnë ne për këtë. Ata shkatërruan zonën më të fortë industriale në Evropën Lindore, shkatërruan jetët e miliona njerëzve, filluan një luftë në shkallë të gjerë kundër nesh dhe përsëri jemi ne fajtorë për këtë”.

Zelenski tha se Rusia ka ndjekur një politikë “të gabuar” ndaj Ukrainës.

“Ata kanë frikë të pranojnë se politika e tyre prej dekadash ndaj Ukrainës ka qenë e gabuar dhe ka shkatërruar gjithçka. E gjithë kjo ndodh sepse Rusia është “frikacake”. Kur frika rritet, ajo kthehet në katastrofë. Njerëzit bëhen vrasës kur nuk gjejnë dot guximin për të pranuar gabimet e tyre, për të kërkuar falje dhe për t’u përshtatur me të vërtetën. Dhe kur bota e injoron këtë, kriminelët marrin vendimin që bota duhet t’u përshtatet atyre”, komenti ai.

Zelenski tha se Ukraina do të ndalojë Rusinë dhe se ata e kanë fuqinë e nevojshme për ta bërë këtë.

 

You may also like