Zejdi paralajmëron se çka do të ndodhë para zgjedhjeve në skenën politike?

by admin
Spread the love

Pavarësisht numrit të madh të partive të krijuara shqiptare, Skënder Rexhepi nga Lëvizja Populli nuk mendon se me këtë do të copëtohet vota shqiptare.

Në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, Rexhepi deklaroi se para zgjedhjeve do të krijohen vetëm dy tabore shqiptare, duke aluduar në koalicionime të më shumë partive mes tyre.

“Nëse shkohet në dy tabore, çfarë rreziku do të ketë vota shqiptare?.. Ka gjasa të mëdha dhe reale sepse zgjedhjet janë vitin e ardhshëm… Realisht i bie se ka tabore, por para zgjedhjeve iu garantoj që do të ndodhin vetëm dy tabore. Mbajeni mend, do të jeni dëshmitarë dhe në momentin që do të ndodhin dy taboret, do vërtetoheni se paskam pasur të drejtë”, tha mes tjerash Skënder Rexhepi.

Sipas tij, Lëvizja Populli ishte zgjidhja më e mirë e tij dhe bashkëmendimtarëve të tij. Pas largimit nga Alternativa, Rexhepi thotë se para tij dhe shumë aktivistëve ka pasur tre opsione.

“Të shkojmë në shtëpi e t’i përkushtohemi familjes, t’i bashkangjitemi ndonjë subjekti tjetër politik apo të themelojmë subjektin tonë politik për të vazhduar rrugëtimin politik”, sqaron Skënder Rexhepi. Asnjë subjekt tjetër siç thotë Zejdi, nuk ka qenë i përshtatshëm me ideologjinë e tij dhe bashkëveprimtarëve të tij. /KlanMacedonia

You may also like