Zbutja e sanksioneve nga UEFA e FIFA – Shqip

by admin
Spread the love

Bashkimi rus i futbollit voton kundër përfshirjes në Konfederatën Aziatike

Marrëdhëniet e tensionuara mes UEFA-s dhe Federatës Ruse të futbollit duket se po shkojnë drejt përmirësimit. Këtë lë të nënkuptohet vendimi i fundit i marrë nga Bashkimi Rus i Futbollit.

Përmes një procesi votimi, ky organ ka kundërshtuar kalimin dhe anëtarësimin e Federatës Ruse në Konfederatën Aziatike, duke zgjedhur të qëndrojë në pritje të rikthimit në grupin Europian.

Organet drejtuese të futbollit botëror dhe evropian, FIFA dhe UEFA, vendosën në shkurt 2022 që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare apo klube, do të pezulloheshin nga pjesëmarrja në garat e tyre pasi Moska nisi atë që e quan një “operacion ushtarak special” në Ukrainë.

FIFA dhe UEFA kanë zbutur kufizimet ndaj ekipeve të të rinjve rusë në muajt e fundit. UEFA në shtator tha se “fëmijët nuk duhet të ndëshkohen për veprime përgjegjësia e të cilave bie ekskluzivisht tek të rriturit”.

Klan News

You may also like