Zbulohet oferta e Barcelonës për talentin e Salzburgut

by admin
Spread the love

Barcelona vazhdon të lëvizë për të plotësuar organikën e saj për sezonin e ardhshëm dhe në Gjermani tashmë po flitet për një ofertë të “blaugranave” për futbollistin e Red Bull Salzburgut, Karim Adeyemi (19 vjeç).

Media Sport1 siguron që Barça ka ofruar 40 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit verën e ardhshme, pesë milionë më shumë se oferta e Borussias së Dortmundit.

Barça mësohet se i ofron Adeyemit një kontratë pesëvjeçare dhe një pagë më të madhe se pesë milionët që do t’i propozonte Dortmundi.

E njëjta media shpjegoi se përfaqësuesi i Adeyemit ka udhëtuar drejt Barcelonës disa javë më parë për t’u takuar me drejtuesit sportivë të Barçës për të mësuar se cilat ishin synimet e skuadrës katalanase për futbollistin e talentuar. Xavi Hernández e mirëpret nënshkrimin me Karim Adeyemin, pasi i riu ka aftësinë për të luajtur si anësor dhe sulmues i parë.


Top Channel

You may also like