Zbulohet e dashura bukuroshe e futbollistit Armando Broja

by admin
Spread the love

Numri 18 i “Southampton” është në lidhje dashurie.

Bëhet fjalë për Armando Brojën, futbollistin e njohur shqiptar, i cili ka nisur një lidhje dashurie me një bukuroshe shqiptare.

Zbulohet se vajza që i mori zemrën quhet Fidela, e cila nuk është një figurë publike por studion për drejtësi.

Nuk ka ende detaje se si Fidela dhe Broja janë njohur me njëri-tjetrin dhe sa vite kanë në lidhje, por nëse bazohemi te interpretimi i rrjeteve sociale, gjërat duken goxha serioze. Kështu, ylli i futbollit shqiptar ka vendosur në “Bio” e tij të Instagramit shkronjën e parë të emrit të të dashurës së tij, F, duke e shoqëruar edhe me një zemër të bardhë.

Ndonëse Armando nuk ka postuar asnjë foto me partneren e tij dhe nuk ka folur asnjëherë publikisht rreth saj, komentet e tyre nuk mungojnë.

Në një postim Fidela i ka shkruar Brojës “Dashuria ime”, teksa ai ia ka kthyer me emojin e një unaze që lë të kuptohet shumë.

 


You may also like