(VIDEO) Edhe partitë më të vogla mbajtën takimet përmbyllëse të fushatës parazgjedhore

by admin
Spread the love

Edhe partitë më të vogla patën daljet e tyre të fundit në përmbylljen e fushatës zgjedhore, ku dhanë premtime  për qytetarët,  e akuzuan politikanët aktual. Nga lëvizja Znam thonë se ata kanë shtrirë dorën ndaj LSDM-së për bashkëpunim, ndërsa akuzuan se ata nuk mund t’i linin interesat dhe nevojat e tyre personale, prandaj nuk kanë pranuar ofertën e tyre. Ndërsa, theksuan se deri tani nuk kanë biseduar me asnjë subjekt politik për bashkëpunim mbas zgjedhjeve.

Maksim Dimitrievski, kryetar i Lëvizjes ZNAM

“Deri në këtë moment me përgjegjësi ju them se asnjë përfaqësues i Lëvizjes ZNAM, nuk ka bëë asnjë bisedim me cilindo lloj subjekt politik. Për fat të keq, ne u shtrim dorën udhëheqësis së LSDM-së me disa kërkesa, për të cilat ata nuk arritën ta tejkalojnë veten”.

Nga partia e romëve, Avaja thanë se gjatë fushatës zgjedhore kanë vizituar shumë vende ku jetojnë bashkësia e tyre, dhe kanë parë zerro investime, prandaj ata do të punojnë për një jetë më të mirë për romët.

Kemal Sulejmanov, kryetar i partisë Avaja

“Patjetër është të themi se është mjaft, AVAJA është këtu që ti ndryshojë të gjitha punë që kanë ndodhur deri më tani. Patjetër duhet të fitojmë. Pas 8 majit, më 9 maj do të fillojë të punojë me çka do të shkruajm erë të re”.

Ai më tej shtoi se të gjithë politikanët që vijnë në vendet që jеtojnë romët, vijnë vetëm për të kërkuar vota, dhe jo për t’i ndihmuar ato që të kenë kushte më të mira. Ndërsa, ata premtuan kushte më të mira për romët.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING



You may also like