Zbulohet busti i Kadri Bistricës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Të dielën në fshatin Bistricë në Veri të Kosovës u përurua busti i heroit kombëtar, Kadri Bistrica.

Në këtë ngjarje që nisi në orën 12 pjesëmarrës ishin banorë të zonës së Shalës e drejtues të institucioneve qendrore e lokale.

“Gjaku i derdhur i Kadri Bistricës dhe shumë heronjve tjerë duhet për neve që sot jetojmë në liri në rrethana shumë më të favorshme të jetë udhërrëfyes” tha Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Për luftëtarin e zonës së Shalës fjalë të mira pati edhe nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri.

Ai gjithashtu u zotua se së shpejti do të asfaltohet rruga që fshatin e heroit e lidhë me Mitrovicën.

“Krijon një horizont të ri që shtrihet prej Pretenit, në Maxherë, Dedi, dhe vjen në Bistricë, pra përpos rrugës këndej është edhe horizonti tjetër që e lidhë Bistricën me Zonën e Shalës, Mitrovicën dhe vazhdon në Prishtinë. “ tha Tahiri.

Shumë pjesëmarrës deshën të ruanin kujtim momentin e përurimit të bustit.

Njëjtë ndodhi edhe për pllakën përkujtimore me emrat e të rënëve në Luftën e Kadri Bistricës në Sllatinë në vitin 1941.

 

You may also like