Zbulohet arsyeja e ndarjes mes Fatmës dhe Alfios! Është…tradhëtia e…!

by admin
Spread the love

Prej disa javësh, në media sociale dhe median rozë po përflitet se një nga çiftet më simpatike të shoëbiz-it shqiptar, kuzhinieri Alfio Rrotani dhe moderatorja Fatma Methasani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Nga monitorimi në rrjetet e tyre sociale, u vu re se çifti kishin hequr çdo postim me njëri-tjetrin, teksa edhe daljet e tyre publike nuk ishin më si më parë, kur dyshja ishin shumë aktivë. Por, duket se Alfio dhe Fatma i kanë dhënë vërtetë fund lidhjes së tyre.

Ky lajm konfirmohet nga albeu.com, që shkruan se çifti që ka edhe një djalë të vogël, i cili quhet Noah janë ndarë për shkak të tradhëtisë së kuzhinierit ndaj Fatmës. Nga dyshja nuk ka pasur asnjë reagim gjatë gjithë këtyre javëve që përflitet për ndarjen e mundshme.

Kujtojmë, që pak ditë më parë Fatma festoi ditëlindjen e saj të 28-të në Zvicër, por Alfio nuk bëri asnjë urim publik dhe nuk ishte pranë saj në këtë ditë të veçantë.

You may also like