Zbulohen rrogat/ Mesi është më i paguari në MLS, Shaqiri në podium. Edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare mes milionerëve

by admin
Spread the love

Kampionati amerikan i futbollit, MLS,  ka bërë me dije listën e pagave të lojtarëve për vitin 2023 dhe nuk ka surpriza sa i përket emrit që përfiton më shumë.

Lista kryesohet nga ylli argjentinas, Lionel Mesi. Në pagesat e publikuara nga liga profesioniste amerikane futet paga bazë dhe kompensimi i garantuar. Mesi, i ardhur në këtë verë tek Inter Majami i Devid Bekhamit, paguhet 20.4 milionë dollarë, duke qenë lojtari me shifrën më të lartë.

Pas tij, në vendin e dytë, renditet ish-kapiteni i Napolit, Lorenco Insinje, i cili fiton 15.4 milionë dollarë. Në vendin e tretë është Xherdan Shaqiri me 8.1 milionë dollarë. Pas tyre në listë ish-lojtari i Junajtidit, Çiçarito Hernandez, teksa pesëshja e parë plotësohet nga Federiko Bernardeski.

Rrogat e këtyre lojtarëve nuk krahasohen me atë që përfiton sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni. Gjithsesi, lojtari i Nju Inglënd, përfiton në vit një shifër mëse të kënaqshme prej pak më shumë se 1,8 milionë dollarë në klubin e MLS.

 

You may also like