Zbulohen detajet e para dhe rregullat e dasmës së Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

by admin
Spread the love

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz sipas mediave do të martohen më datë 9 prill dhe kudo po flitet gjatë për dasmën e shumëpritur, me detajet e të ftuarve dhe vendit ku do mbahet.

Prindërit e dyshes, David dhe Victoria Beckham dhe biznesmeni miliarder Nelson Peltz me ish-modelen Claudie Heffner Peltz, kanë një sërë shtëpish luksoze në Angli dhe Amerikë, por ata kanë zgjedhur vilën me pamje nga deti në Florida. Prona ka 27 dhoma gjumi dhe kap vlerën e mbi 78 milionë paund. Të ftuarit, shumë nga të cilët do të jenë personazhe publik, do të mund të shijojnë rezidencën me shumë stil dhe pamjen pranë bregdetit.

Mësohet se të pranishmit do t’i nënshtrohen disa rregullave, sipas të cilave se nuk do të mund të bëjnë fotografi apo të përdorin rrjete sociale gjatë ditës pasi është e ndaluar. Vogue do të ketë të drejtën ekskluzive për të shpërndarë fotot e para të nuses dhe dhëndrit./revistawho.com

 

You may also like