Zbulohen arsyet e shkarkimit të Mesut Ozil nga Fenerbahçe

by admin
Spread the love

Sipas informacioneve të “Football.london”, shkarkimi i fundit i mesfushorit Mesut Ozil nga klubi i tij Fenerbahçe vjen pas një sherri verbal mes 33-vjeçarit gjerman dhe trajnerit të përkohshëm të skuadrës turke Ismail Kartal .

Klubi i Stambollit kishte njoftuar të enjten përjashtimin e skuadrës së ish-lojtarit të Arsenalit si dhe atë të turkut Ozan Tufan.

I mbërritur në Stamboll në janar 2021, Özil luajti 37 ndeshje me fanellën e Fenerbahçes, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë tre asistime.

Gjiganti turk përmes një komunikate njoftoi se ish lojtari i Arsenal nuk do të luajë më për skuadrën e tyre.

“Lojtari i skuadrës sonë A, Mesut Ozil (dhe Ozan Tufan) është përjashtuar nga skuadra. I bëhet e ditur publikut”, thuhej në komunikatë.

Ozil ishte startues në fitoren 2:1 të dielën ndaj Konyaspor, ku mbante shiritin e kapitenit, por ai u zëvendësua në pjesën e parë.

You may also like