Zbulimi i dokumenteve të klasifikuara mbi luftën në Ukrainë, spiunazh? Koreja e Jugut ulet në bisedime me SHBA-të

by admin
Spread the love

Koreja e Jugut ka konfirmuar se është në dijeni të lajmeve për rrjedhjen e disa dokumenteve shumë të klasifikuara amerikane, të cilat detajojnë bisedat e saj private për Ukrainën.

Një zyrtar tha se Seuli planifikon të diskutojë “çështjet e ngritura” si rezultat i rrjedhjes së informacionit më 6 prill, me SHBA-të.

Dokumentet e inteligjencës amerikane u postuan në mediat sociale Twitter dhe Telegram, duke ofruar për publikun e gjerë plane të detajuara të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për të ndërtuar forcat e Ukrainës përpara një ofensive të re kundër trupave ruse.

Dosjet e klasifikuara – duke përfshirë një me shënimin “tepër sekret” dhe një tjetër “sekret” – datojnë nga fundi i shkurtit dhe fillimi i marsit.

Një numër zyrtarësh amerikanë kanë konfirmuar vërtetësinë e dokumenteve për mediat amerikane, por Ukraina ka pohuar se nuk ka prova që ato janë reale. Një nga dokumentet e dala, e siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, përmbante detaje rreth diskutimeve të brendshme midis zyrtarëve të lartë të Koresë së Jugut.

Këto kishin të bënin me presionin ndaj Seulit për të ndihmuar furnizimin me armë në Ukrainë dhe politikën e tij për të mos e bërë këtë. Dokumenti, i cili nuk duket se ka një datë në të, thoshte se Koreja e Jugut kishte rënë dakord të shesë predha artilerie për të ndihmuar SHBA-në të plotësojë rezervat e saj, duke këmbëngulur që “përdoruesi përfundimtar” duhet të jetë ushtria amerikane.

Mirëpo, zyrtarët e lartë të Koresë së Jugut ishin të shqetësuar se SHBA do t’i devijonte ata në Ukrainë. Raporti bazohej pjesërisht në sinjalet e inteligjencës, që sugjeron se SHBA kishte spiunuar Korenë e Jugut – një nga aleatët e saj më të rëndësishëm.


Top Channel

You may also like