Zbulim i Botërorit, Juventusi hidhet në sulm për kampionin e botës – Shqip

by admin
Spread the love

Merkatoja e Juventusit është pa shumë zhurmë, kjo pasi situata me përgjimet e prokurorisë ka lënë nën hije çdo gjë tjetër në kampin bardhezi. Mirëpo puna për përforcimin e ekipit vazhdon akoma dhe Zonja e Vjetër po punon për afrimin e lojtarëve cilësor që do të rrisin nivelin e skuadrës.

Reparti i mesfushës pritet të ndryshojë me disa lojtarë që janë me valixhë në duar. Bardhezinjtë janë vënë në gjurmët e kampionit të botës me Argjentinën, Alexis Mac Allister, i cili luan me Brighton në Premier League.

Zonja ka kërkuar informacione për lojtarin dhe për operacionin e tij pritet të përdoret amerikani McKennie me formulë shkëmbimi plus para nga ana italianëve, raporton Gazzetta dello Sport.

You may also like