“Zbukurohen” objektet kolektive në Dardani, Lakrishtë e Ulpianë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Fatin e soliterëve do e kenë edhe ndërtesa të tjera në kryeqytet. Ato në lagjet Ulpiana, Bregu i Diellit, Qendra, Dardania e Lakrishte do të fasadohen e rigjenerohen.

Kjo që pritet të nisë nga viti i ardhshëm, parasheh edhe trajtimin e hapësirave përreth ndërtesave, raporton “Ju Flet Prishtina”.

“Koncept ideja i parasheh tri shtylla kryesore, është trajtimi i fasadave dhe kulmeve, mbështjellja e ndërtesës duke përfshi edhe dritaret, trajtimin e hapësirave publike dhe moblierinë urbane, inventarin publik”, tha Drilon Pireva, Drejtor Operativ në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Fasadimi po thuhet se do të bëhet në atë mënyrë që të ruhet identiteti i ndërtesave.

Nga Komuna e Prishtinës thanë se ky projekt me 70% pritet të financohet nga BERZH-i, 20% do të participojë komuna dhe 10% NPB.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, tregoi se janë takuar edhe me Fondin për Efiçiencë dhe se planifikojnë që të bëhen ndërhyrje të ngjashme edhe te banesat sociale.

Me këtë intervenim parashihet edhe heqja e asbestit me të cilën janë të mbuluara disa objekte. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like