Zarf i bardhë në shtëpinë e Big Brother, ja sfida që u është dhënë banorëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një zarf i bardhë hyri sot në shtëpinë e Big Brother, me një mesazh nga “Vëllai i Madh”. Në këtë zarf, thuhej që në shtëpi do të ndodhin gjëra të çuditshme gjatë gjithë ditës.

Gjithashtu, iu dha urdhër banorëve që të mos reagojnë nga provokimet. Nëse ata nuk reagojnë dhe bëjnë sikur nuk po ndodh ndonjë gjë, atyre do u shtohen 10 mijë euro te çmimi i madh.

Deri më tani, çmimi ka zbritur në vlerën 52 mijë euro. Kujtojmë që këtë javë, janë në nominim të gjithë banorët e BBV, përvec Kristit.

Në sfidat e dhëna nga Vëllai i Madh, banorët kanë shfaqur shpeshherë vështirësi në kompletimin e tyre, teksa për këtë sfidë të fundit, pritet të zbulohen të tjera detaje gjatë orëve në vijim.

You may also like