Zanetti nuk do të humbasë Bajramin: Shumë i rëndësishëm për Empolin

by admin
Spread the love

Trajneri i Empolit, Paolo Zanetti mundohet që të bindë Nedim Bajramin që të qëndrojë, pasi lojtari i kombëtares shqiptare ka përfunduar në shënjestrën e Fiorentinës.

“Krenohem me faktin që kërkohet nga shumë skuadra, por ashtu siç është i rëndësishëm për klubet e tjera, Bajrami është thelbësor për ne.

Është një lojtar për të cilin nuk e kam mohuar kurrë vlerësimin tim edhe si kundërshtar, ndërsa tani kam fatin që ta stërvit dhe shpresoj që ta bëj deri në fund të sezonit.

Bajrami është i jashtëzakonshëm dhe luan në pozicione të ndryshme në fushë, ka teknikë dhe cilësi, madje arrin të gjejë edhe rrugën e golit. Është një lojtar që mund të bëjë ndryshimin dhe mund të përmirësohet akoma më shumë”, ka thënë Zanetti për talentin kuqezi. / Oversport.tv

You may also like