Zanetti: Interi është familje, për të fituar në fushë duhen drejtues të fortë

by admin
Spread the love

Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti ka folur për suplementin “Economia” të gazetës “Corriere della Sera”:

“Tani për mua fjala fitore do të thotë rritje e klubit nga ana ekonomike dhe sociale, që më pas të kemi mundësi të investojmë në anën sportive. Tani po punojmë mbi zhvillimin e markës, duke u fokusuar te marrëdhëniet ndërkombëtare.

Gjatë këtyre viteve kam kuptuar se për të fituar në fushë duhet të ndërtosh një skuadër me drejtues të fortë edhe jashtë terrenit të lojës. Dhe nuk e kam fjalën vetëm për kompetenca, por edhe për vlera dhe mentalitet.

Interi për mua është familje dhe për të bërë sa më mirë punën time të re duhet të përgatitem siç duhet. Jam regjistruar në një master për menaxhim në Universitetin Bocconi, që të rris njohuritë e mia dhe të ndihmoj për të mirën e klubit”, ka thënë mes të tjerash argjentinasi. / Oversport.tv

Foto: Inter Facebook

You may also like