Zakaria drejt transferimit tek gjiganti italian

by admin
Spread the love

Denis Zakaria raportohet se është edhe më afër transferimit te AS Roma.

Zakaria ka refuzuar rinovimin e kontratës me Borussia Monchengladbachin, teksa tani gjasat janë të mëdha që klubi gjerman ta shesë futbollistin në afatin e janarit.

Kësisoj, reprezentuesi zviceran thuhet se ka pranuar të kalojë te romakët gjatë muajit të parë të vitit të ardhshëm.

Roma thuhet se do t’i ofrojë klubit gjerman shtatë milionë euro, teksa Monchengladbach kërkon dhjetë milionë.

Megjithatë, klubi gjerman nuk guxon të rrezikojë edhe shumë, pasi mund ta humbasë lojtarin në verë.

Kontrata e Zakarias skadon më 30 qershor 2022. 

You may also like