Zaimi: Albini takoi shqiptarët e RMV-së, BDI në Kosovë takoi lekun

by admin
Spread the love

Albin Kurti para ca javësh u ftua në Maqedoni nga dy kryetarë komunash, dhe u takua me popullin.

BDI-ja si duket qenka mërzitur, “pse po ma takon Albini opozitën”.

Kështu që për “hakmarrje” edhe BDI-ja shkoi të vizitojë opozitën e Kurtit, pra kompaninë Devolli.

Kurti shkoi takoi popullin, ata shkuan takuan lekun. Secili meraqet e veta.

Por nëse BDI-ja, e cila është në qeveri të Maqedonisë, do të provonte të kërkonte bashkëpunim për projekte të përbashkëta në Qeverinë e Kosovës, jam i sigurt se do të gjente vetëm mbështetje.

You may also like