ZAGREB – Ministri kroat kërkon falje për puthjen e pakëndshme ndaj Baerbock

by admin
Spread the love

ZAGREB, 5 nëntor /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grlić Radman ka kërkuar falje pasi përshëndeti me një puthje ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një takimi të BE-së, një gjest i kritikuar si i pavend.

Radman tha se nuk ishte menjëherë i vetëdijshëm se ndoshta kishte vënë në siklet homologen e tij gjermane me përshëndetjen tepër miqësore gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së të enjten në Berlin

“Ndoshta ishte një moment i vështirë,” tha Radman, sipas medias kroate.

“Nëse dikush ka parë diçka të keqe në të, atëherë i kërkoj falje kujtdo që e ka marrë në këtë mënyrë”, shtoi ai.

“Ne gjithmonë përshëndesim njëri-tjetrin ngrohtësisht. Është një ndërveprim i ngrohtë njerëzor mes kolegëve”, tha Radman.

Pamjet e incidentit treguan se Radman po përpiqej të puthte Baerbock ndërsa po bëhej “fotoja familjare” dhe se si ajo kthehej anash.

Gazeta gjermane “Bild” raportoi fillimisht për incidentin.

Vetë Baerbock nuk donte të komentonte ngjarjet në një konferencë për shtyp me homologun e saj azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku dje në mbrëmje.

Kritikët në Kroaci e akuzuan Radman se ka vënë publikisht në siklet një zyrtare të lartë të qeverisë gjermane dhe se i ka turpëruar vendin e tij.

“Puthja me forcë e grave quhet edhe dhunë, apo jo?” shkroi ish-kryeministrja kroate Jadranka Kosor, e cila udhëhoqi vendin nga 2009 deri në 2011, në një postim në mediat sociale. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like