Zafir Berisha i quan “pa tru” një pjesë të mbështetësve të Kurtit

by admin
Spread the love

Ish-deputeti Zafir Berisha e ka quajtur një pjesë të votuesve të kryeministrit Albin Kurti si “të pa tru”, të cilëve, sipas tij, Kurti u servon rrena.

Këtë deklaratë Berisha e dha teksa po diskutone për deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku ky i fundit shpesh shprehet se është në siklet dhe në presion, dhe së fundi la të kuptohet sikur gjoja qeveria e Kosovës ka tentuar ta mashtrojë atë të Serbisë.

“Po shiko, këto janë deklarata që tash më shumë se 10 vjet i dëgjojmë prej Vuçiqit që janë për konsumin e brendshëm politik, njëjtë siç bën Albini për ata mbështetësit pa tru të tij sepse ne e kemi edhe deklaratën e Vuçiqit para se me shku në Bruksel, ku thotë është takim i vështirë, krejt Perëndimin e kemi kundër”, ka thënë Berisha në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Janë gjëra që ai [Vuçiqi] i bën për elektoratin e vet, për popullin e vet, por në fakt, cili ka qenë mashtrimi kur ky [Kurti] është pajtu me çdo gjë që i është servirur?”.

 

You may also like