Zaevi ”kthehet” në shtëpi – pjesë e ekipit strategjik të LSDM-së! – Shqip

by admin
Spread the love

ZAEV: ANËTARËSIMI NË BE TANI MË I ARRITSHËM

Përmes rrjeteve sociale, e jo nëpërmjet komunikatës apo press-konferencës së përbashkët, lideri i LSDM-së dhe Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, paralajmëroi kthimin e paraardhësit të tij, Zoran Zaevit, në radhët e para strategjike të socialdemokratëve.

Me fotografi ku shihet se në selinë e LSDM-së bashkë siç njofton Klan M qëndrojnë Zaevi dhe krerët socialdemokrat, Kovaçevski njoftoi se bëhet fjalë për takim të ekipit strategjik të LSDM-së.

“LSDM-ja ka përvojë shumëvjeçare, përkushtim dhe energji të plotë të vazhdojë me fitore dhe me hapa të shpejtë drejt rrugës evropiane. Në këtë drejtim është edhe takimi koordinativ i ekipit strategjik – të bëjmë gjithçka, të sigurojmë konsensus  të plotë shtetëror dhe kombëtar për të realizuar përcaktimet e shumicës së qytetarëve, të bëhemi anëtare fuqiplotë e BE-së deri më 2030” – tha Kovaçevski.

Duhet të sigurojmë prosperitet për qytetarët dhe të ardhme për vendin – ka shkruar në Facebook ish-Kryeministri dhe ish-lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Sipas tij, ekziston formula për BE.

“Në këtë rrugë, ne socialdemokratët, kemi përgjegjësi shtetërore të marrim hapa të guximshme dhe me plotë vendosmëri. Blloku demokratik nuk përjashton – bashkon. Kjo është formulë e vetme për sukses të ri maqedonas” – deklaroi Zoran Zaev.

Takimi në selinë e LSDM-së dhe postimet pas takimit nëpër rrjetet sociale, janë interpretuar si përgënjshtrim të informacioneve që qarkullojnë në opinion se pjesëmarrësit e takimit nuk kanë raporte të mira mes tyre. /KlanMacedonia/

You may also like