Zaev: “VMRO-ja do të na sjellë sherr me të gjithë fqinjët, Shqipërinë, Kosovën…”

by admin
Spread the love

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në Click Plus në TV21 tha se opsioni i krahut të djathtë kërcënon zhvillimin e ardhshëm të një shoqërie për të gjithë dhe do të na sjellë një grindje me të gjithë fqinjët, Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë , dhe do të presim me vite. Ai shton se tani po përcaktohet e ardhmja!

“Nuk kishim mandat të lehtë. Ndodhi pandemia. Kishim tragjedi të madhe në shtet. Duke ndenjur në shtëpi ne kemi revoltë të qytetarëve. Revolt edhe duke dërgua porosi të ndryshme. Jo se qytetarët nuk janë të vetëdijshëm se mund të kthehet regjimi, se duke i dhënë opsion më të madh opsion djathtist, kundrejt opsionit majtist se e rrezikojnë edhe të ardhmen në pjesën, do ta them, të një shoqërie për të gjithë do të them, apo në integrimet eurointegruese. sepse kundërshtari ynë nuk e përdor as emrin kushtetues të shtetit, se ishte në grindje me Greqinë, me Bullgarinë… Çfarë shpresash, përfundon gjithçka. Ja unë sa lehtë sillem me Shqipërinë, Kosovën madje edhe me Serbinë. Do të na kthehet grindja menjëherë me të gjithë fqinjët”, tha Zaev.

You may also like