Yuri Kim takim urgjent me ambasadorët amerikanë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ja çfarë u diskutua

by admin
Spread the love

Ambasadorja Yuri Kim me anë të një postimi në “Twitter”, ka bërë me dije se është takuar me ambasadorët amerikanë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kim zbuloi se këta ambasadorë do të takohen me drejtuesit e Departamentit të Shtetit këtë javë për të diskutuar prioritetet në Ballkanin Perëndimor.

Zyrtarja e lartë amerikane raportoi se do të diskutohet veçanërisht bashkëpunimin dhe integrimin rajonal më të rëndësishme se kurrë.

“Ambasadorët do të takohen me drejtuesit e Departamentit të Shtetit këtë javë për të diskutuar prioritetet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht bashkëpunimin dhe integrimin rajonal më të rëndësishme se kurrë.”– njoftoi Yuri Kim.

You may also like