Yuri Kim takim ‘kokë më kokë’ me Ulsi Manjën, ambasadorja del me mesazhin e fuqishëm

by admin
Spread the love

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, me anë të një postimi ka njoftuar se ka pasur një takim ditën e sotme me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën.

Ambasadorja Kim tregon se takimi shkoi shumë mirë ku thekson se SHBA mbështet fokusin këtë vit në eliminimin e mangësive dhe joefikasitetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e lëndëve të pazgjidhura në gjykatat administrative.

Postimi i plotë:

“Takimi shumë produktiv me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, për të diskutuar progresin dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e reformës në drejtësi. SHBA mbështet fokusin këtë vit në eliminimin e mangësive dhe joefikasitetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e lëndëve të pazgjidhura në gjykatat administrative; duke iu përgjigjur shqetësimet e qytetarëve për pretendimet dhe të drejtat pronësore në kohë, transparente dhe kuptimplotë, gjë që është gjithashtu e rëndësishme për të tërhequr investime të huaja dhe për të përmbushur standardet e BE-së; & imponimi i pasojave për zyrtarët që përfshihen në korrupsion. Njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi.”-shprehet Kim.

You may also like