Yuri Kim mesazh të “koduar” për Sali Berishën

by admin
Spread the love

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë ka folur për zhvillimet e fundit politike. Teksa ka shpërndarë intervistën e Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar për Zërin e Amerikës, Yuri Kim ka dhënë dhe një mesazh të koduar për Sali Berishën. Ajo ka përmendur “spin doktorët”.

Në letërsi dhe kinema, spin doctor-ët janë dinakë, manipulues, të pandershëm e dhelparakë.

Ja çfarë shkruan Yuri Kim:

“Jeni lodhur nga “spin doktorët”? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar. Ai diskutoi gjithashtu integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj.”, ka shkruar Kim.

You may also like