Yuri Kim deklaroi se SPAK po kërcënohet, reagon Spartak Braho dhe i bën thirrje ambasadores

by admin
Spread the love

Ish-deputeti i PS, Spartak Braho, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Frontline”, ka folur lidhur me deklaratën e ambasadores Yuri Kim e cila tha se SPAK po kërcënohet.

Ai tha se gjyqtarët nuk flasin dot vetë për këto kërcënime, pasi janë të trembur. Braho shton se tashmë është koha që të flitet me emra konkretë se kush janë këta persona që po kërcënojnë SPAK, pasi vetëm kështu mund të zgjidhen situatat.

“E kuptoj se i thotë se do të bëjë presion, por nuk ecet më kështu, seriozisht! Ne kemi 30 vjet që vijmë vërdallë kot, tani shyqyr që ngritëm këtë strukturë që i kemi besuar drejtësinë e shtetit, tani edhe kjo drejtësi po kërcënohet”, u shpreh ai.

Ndërkohë, sipas tij fakti që SPAK po kërcënohet tregon se po hetohen çështje të nxehta, por e sheh si shenjë negative faktin që gjendet guximi për t’i kërcënuar këta prokurorë.

Pjesë nga intervista:

A po vijnë këto kërcënime sepse SPAK ka në duar çështje të nxehta?

Ka dy arsye, është dhe shenjë e mirë që po kërcënohen, sepse janë trembur kjo pjesë e malavitës politike, ekonomike, por është dhe shenjë e keqe që kanë marrë kurajo, të vrasin ata, ata të vrasin.

Pse nuk i ngrenë vetë këto shqetësime, por i lënë të thuhen nga ambasadorja?

Nuk i thonë nga frika, se këtu ankohu sa të duash, këtu të heqin qafe. Janë të trembur. Sa kohë që nuk po shikojmë veprime konkrete nga ata, çfarë bëhet me dosjen e inceneratorëve? Këta po i nxjerrin përjashta fare, i kanë brenda, i nxjerrin jashtë. Është operacion kompleks ky të cilët edhe departamenti i shtetit edhe ambasadorët, duhet të veprojnë konkretisht, jo më me deklarata.

Fajin e ka në fund të ditës, gjyqtari që pranon të kërcënohet, apo ai që kërcënon?

Të dy palët kanë faj, edhe ai që trembet, por edhe ai që kërcënon. Patjetër që ai që kërcënon meriton burgun, por ai që ka frikë duhet të shkojë në shtëpi.

You may also like