Ylli Rakipi shpërthen keq: Kuvendi i Bashës ishte fake, më pështiroset ky njeri, i ka vënë kyçin opozitës

by admin
Spread the love

Ylli Rakipi, ka komentuar Kuvendin e mbajtur nga Lulzim Basha ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve,
Rakipi shprehet  se kemi të bëjmë me një Kuvend fake, pra fallco dhe se Lulzim Basha i ka vendosur kyçin Partisë Demokratike.

Basha ka vulë, selinë, bravat, një pjesë të deputetëve, për Kuvendin, kuorumi kërkon shumë më tepër sesa njerëz ishin në sallë. Ky ishte Kuvend fake (fallco). Ka mbaruar koha e mashtrimit. Kur thua Edi Rama më ka vjedhur votat, të paktën mos bëj Kuvend fake. Të deklarosh 5004 njerëz, në një ambient që merr 1800 njerëz, kjo është fake. Përse ka frikë Lulzim Basha, nëse ka shumicën siç deklaron? Njeriu mund të rivlerësohet, të kandidojë, jo të mbajë partinë si sh.p.k!

Basha i ka vendousr kyçin Partisë Demokratike. Opozita është për të mundur Edi Ramën, kjo që po shohim ne është një turp. Edhe Berisha ka faj, sepse ka heshtur për gjithçka. Por, nuk mund të jem me këtë njeri (Bashën) sepse më pështiroset! Opozita është kthyer në qesharake. Është rasti i parë në historinë e pluralizimit, që një parti politike bën dy kongrese në një javë dhe tre brenda pak muajve”, është shprehur Rakipi.

You may also like